Telegrafi

Adelina Ismaili i drejtohet bashkëshortit, Vali Krasniqit: Ti je Valentini i ëndrrave të mia

Adelina Ismaili konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ajo së fundi është bërë pjesë e serialit “O Sa Mirë”, ku po luan rolin e drejtoreshës së kolegjit.

Por, pos karrierës prej një këngëtareje dhe tani si aktore, bukuroshja jonë ka edhe një jetë private.

Adelina e kuruar prej grimerës Sellma Kasumoviqit

Ajo së bashku me bashkëshortin, Vali Krasniqin si dhe djalin, Uliksin, kanë dal për një darkë solemne me rastin e ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit.

Adelina ka përzgjedhur fjalët më të mira për të dashurin, të cilit ia ka shprehur dashurinë edhe përmes rrjeteve sociale

“Ti je çdo arsye, çdo shpresë dhe Valentini i ëndrrave të mia. Të dua Vali Krasniqi”, ishin fjalët që kishte përzgjedhur Adelina për bashkëshortin.

Ndryshe, Adelina do ta shohim edhe në episodet tjera të serialit të lartcekur, por nuk dihet nëse do të sjell ndonjë këngë të re. /Telegrafi/