Telegrafi

Adelina Ismaili i del në krah Saranda Bogujevcit: Ti që ke mposhtur vdekjen, po sjell një jetë të re dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi

Fjalimi i deputetes shqiptare Saranda Bogujevci në Kuvendin e Kosovës të enjten, ka shkaktuar një bujë mediatike.

Ajo i doli kundër deputetit të partisë së saj, Eman Rrahmani, lidhur me shëndetin riprodhues.

Bogujevci e cila është shtatzënë, potencoi se është duke pritur të sjellë në jetë një fëmijë pa pasur një partner – dhe mendon se këtë të drejtë duhet ta kenë shumë gra.

E teksa mbi këtë deklaratë të saj ka pasur reagime të shumta, ka edhe prej atyre që i kanë dalë në mbrojtje deputetes së VV-së.

Njëra ndër to, është këngëtarja e madhe Adelina Ismaili, e cila i ka dedikuar Sarandës një shkrim në InstaStory.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

“E dashura mikja ime. Jam e lumtur që do të shijosh ndjenjën më të bukur në botë, të qenit nënë. Ti që ke mposhtur vdekjen, po sjell një jetë të re dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të dua Saranda Bogujevci”, ka shkruar këngëtarja Ismaili.

Adelina përndryshe e ka pasur Sarandën edhe të ftuar në një nga episodet e emisionit të saj, “Tete a Tete”. /Telegrafi/