Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili dedikim romantik bashkëshortit: Ti je arsyeja e lumturisë time, të dua

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “T’iqja”.

Kënga u mirëprit mirë nga fansat e saj, teksa në vetëm pak ditë arriti të grumbullojë miliona klikime në kanalin YouTube.

Adelina ndërkohë është shumë e përkushtuar në jetën e saj të përditshme, veçanërisht pas bashkëshortit të saj, Valit, dhe djalit të tyre të vogël, Uliksit.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili: Unë u riktheva, jam këtu vetëm për ata që më duan dhe i dua

Së fundmi, diva ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të ëmbël, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të kuq shumë elegant, teksa jo me më pak shkëlqim dukej edhe Vali i veshur me një kostum të zi.

Këngëtarja Ismaili i ka bërë një dedikim të sinqertë dashurie më të shtrenjtit të saj në përshkrimin që i ka lënë fotografisë.

“Ti je arsyeja e lumturisë time. Të dua”, janë fjalët e Adelinës për bashkëshortin e saj.

Përndryshe, çifti në fjalë ndajnë një jetë mes Prishtinës dhe Zvicrës, pasi tash e disa vite jetojnë dhe kanë të përqendruar aktivitetet e tyre edhe në shtetin helvetik. /Telegrafi/

Exit mobile version