Telegrafi

Adelina hedh poshtë spekulimet: Nuk jam në lidhje

Adelina Berisha i ka përgënjeshtruar njoftimet se ajo është në lidhje dashurie.

Jeta private e këngëtares atraktive është shpesh temë e faqeve rozë që kohë pas kohe spekulojnë rreth statusit të saj.

Lexo po ashtu Adelina Berisha mahnit me fotografitë e fundit (Foto)

Mirëpo, Adelina e ka bërë të qartë se nuk është në një lidhje romantike duke thënë se kurrë të ndodhë diçka në jetën e saj private, do ta bëjë vet publike.

Statusi i Adelinës përfolet vazhdimisht (Instagram)

“Desha ta demantoj këtë lajm, nuk është e vërtetë. Unë jam ‘single’ edhe kur të ka diçka të re do ta merrni vesh të gjithë”.

“Ju lutem mos më prekni në privatësi pa ditur asnjë të vërtetë”, shkruan në profilin e këngëtares në Facebook. /Telegrafi/