Telegrafi

Adelina Emini pranon 101 trëndafila për ditëlindje nga motra e saj

Këngëtarja e dashur, Adelina Emini feston sot ditëlindjen e 33-të.

Me anë të rrjeteve sociale ajo ka bërë të ditur se sot ka ditëlindjen, me ç’rast nuk kanë munguar as surprizat, shkruan lajmi.

Në foton e postuar në Instagram, Emini tregon se ka pranuar 101 trëndafila nga motra e saj, Njomza.

“Ditëlindja, 101 trëndafila nga motra ime, Njomza Emini”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Vlen të ceket se artistja Emini, përgjatë këtyre viteve ka realizuar këngë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku.