Telegrafi

Adelina Emini merr poza para aparatit të fotografit italian, Serrago

Adelina Emini ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për publikun shqiptar.

Këngëtarja po vazhdon të punojë në televizionin publik të RTK-së, gjersa në shoun sportiv të Duelit Botëorit në RTV Dukagjini ka pohuar se brenda vitit do të vjen me një këngë të re.

Por, kjo nuk do të thotë që të jetë larg vëmendjes së rubrikave rozë të mediave tona, të cilat e ndjekin hap pas hapi.

Ajo kësaj radhe ka ardhur me një fotosesion të ri që i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku bukuroshen e ndjekin mbi dhjetë mijë persona.

Lexo po ashtu Adelina Emini, këngëtarja e apasionuar pas librave (Foto)

Biondina ka pozuar për fotografin Gianluca Serrago, i cili kohëve të fundit ka qëndruar në Kosovë, ku ajo shihet tejet e bukur.

Në imazhet e bëra nga syri i aparatit të fotografit italian, Adelina ka marrë pëlqime dhe komente të shumta në rrjete sociale.

Mbetet të shihet se kur do të sjell këngën e re këngëtarja, që kishte publikuar kohë më parë hite. /Telegrafi/