Telegrafi

Adelina e lumtur pranë Valit në pushime

Foto: Adelina Ismaili/Facebook

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, së bashku me burrin dhe djalin e saj të vogël, janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për t’i bërë pushimet e verës në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili publikon fotografi nga pushimet, mahnit me linjat trupore

Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo publikoi në faqen e saj në Facebook një fotografi, ku shfaqej mjaft e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Valit.

Bregdeti në prapavijë dhe harmonia në çift, bëri që kjo fotografi të arrijë pëlqyeshmërinë tek ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Ismaili ka qenë mjaft aktive këtë vit me prurje muzikore e koncerte të shumta gjatë verës.

Këtë vit, ajo dhe familja e saj gjithashtu u rikthyen në Prishtinë për të jetuar, pas një jetese prej disa vitesh në Zvicër. /Telegrafi/