Telegrafi

Adelina dhe Zanfina festojnë Halloweenin, maskohen si personazhet e filmit ikonik “Pulp Fiction”

Kështu po duken motrat Ismaili për festën e Halloweenit (Foto: Zanfina Ismaili/Instastory)

Festa e Halloweenit është bërë tashmë shumë atraktive edhe për një pjesë të madhe të personazheve VIP.

Të inspiruar kryesisht nga rolet e filmave horror, shumë persona në datën 31 tetor ndryshojnë dukjen e tyre, duke u shndërruar kryesisht në një personazh të frikshëm.

Dy motrat e njohura të estradës, Adelina e Zanfina Ismaili duket se këtë vit janë përfshirë në frymën e festës së Halloweenit.

Lexo po ashtu Nora Istrefi tregon si e ka dekoruar shtëpinë e saj luksoze me rastin e festës së Halloweenit

Ato kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, duke treguar se si janë dukur gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Kështu po duken motrat Ismaili për festën e Halloweenit (Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory)

Dy motrat duket se janë inspiruar nga filmi i famshëm “Pulp Fiction”, duke u ‘shndërruar’ kështu në dy prej personazheve.

Teksa Adelina ka zgjedhur makijazh të tepruar dhe një paruke, Zanfina nuk ka bërë asgjë më të veçantë, veçse duke ndryshuar stilin e flokëve.

Zanfina Ismaili zgjodhi të dukej si roli i Mia Wallanc në filmin “Pulp Fiction” (Foto: Zanfina Ismaili/Instagram)

Dhe ky ndryshim me gërshetat e lëshuara qëlloi për të mirë, pasi një këmishë e bardhë dhe një cigare në duar, bëri që e vogla e familjes Ismaili të ngjasojë tërësisht me rolin ikonë të filmit “Pulp Fiction”, Mia Wallanc, që luhet nga aktorja Uma Thurman.

“Halloween 2019 me Adelina Ismailin/Pulp Fiction,me mua si Mia Wallace dhe motra ime si magjistare pagane”, shkroi Zanfina në Instagram. /Telegrafi/