Festa e Halloweenit është bërë tashmë shumë atraktive edhe për një pjesë të madhe të personazheve VIP.
Të inspiruar kryesisht nga rolet e filmave horror, shumë persona në datën 31 tetor ndryshojnë dukjen e tyre, duke u shndërruar kryesisht në një personazh të frikshëm.
Dy motrat e njohura të estradës, Adelina e Zanfina Ismaili duket se këtë vit janë përfshirë në frymën e festës së Halloweenit.
Ato kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, duke treguar se si janë dukur gjatë mbrëmjes të së enjtes.
Dy motrat duket se janë inspiruar nga filmi i famshëm “Pulp Fiction”, duke u ‘shndërruar’ kështu në dy prej personazheve.
Teksa Adelina ka zgjedhur makijazh të tepruar dhe një paruke, Zanfina nuk ka bërë asgjë më të veçantë, veçse duke ndryshuar stilin e flokëve.
Dhe ky ndryshim me gërshetat e lëshuara qëlloi për të mirë, pasi një këmishë e bardhë dhe një cigare në duar, bëri që e vogla e familjes Ismaili të ngjasojë tërësisht me rolin ikonë të filmit “Pulp Fiction”, Mia Wallanc, që luhet nga aktorja Uma Thurman.
“Halloween 2019 me Adelina Ismailin/Pulp Fiction,me mua si Mia Wallace dhe motra ime si magjistare pagane”, shkroi Zanfina në Instagram. /Telegrafi/