Telegrafi

Adelina Berisha publikon imazhe kur ishte e vogël (Foto)

Këngëtarja Adelina Berisha është njëra ndër më të pëlqyerat në estradë. Ajo është gjithnjë aktive me projekte të rja muzikore.

Fama e saj ka ndikuar edhe në rrjetet sociale, ku Adelina numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet kur ishte e vogël në shoqërinë e babait të saj Afrimit, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar një urim për të me rastin e ditëlidnjes.

“Babi personi më i shtrenjtë për mua, të uroj të gjithë lumturinë e kësaj Bote, Urime ditëlindja, ishalla edhe 100 të dua shumë”, kanë qenë fjalët e këngëtares dedikuar babait të saj. /Telegrafi/