Telegrafi

Adelina Berisha nis xhirimet e video projektit të ri

Edhe një këngë e re do t’i bashkohet së shpejti industrisë muzikore shqiptare.

Është Adelina Berisha, e cila së shpejti do të sjell këngën e re para fansave dhe opinionit të gjerë shqiptarë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes llogarisë personale në Instagram.

Ajo ka treguar se bëhet fjalë për këngë ritmike dhe do të shoqërohet me një video, ku biondina shfaqet atraktive dhe joshëse.

“Coco”, do të titullohet kënga e re e artistes, videon e së cilës ka filluar tashmë të xhirojë.

Ndryshe, Adelina ka paralajmëruar se gjatë verës do të mbajë një numër të koncerteve anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporë. /Telegrafi/