Site icon Telegrafi

Adelina Berisha në pushime me familjen, sjellë fotografi me nënën

Ajo konsiderohet si një ndër këngëtare më të bukura dhe më seksi të estradës muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për Adelina Berishën, e cila ka publikuar javë më parë gjashtë këngë të sesionit të saj më të ri ‘live’.

Pas suksesit të arritur me këto këngë, këngëtarja e njohur ka nisur edhe pushimet së bashku me familjen.

Në fakt, sot ka ditëlindjen nëna e bukuroshes sonë dhe ajo e ka uruar përmes publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindjen mami të dua shumë shumë”, ka shkruar Adelina në Instagram, ku ka mbi 280 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu Adelina Berisha flet rreth sesionit të ri me këngë 'live': Muzikën ua dedikoj fansave të mi

Ajo më pas ka publikuar edhe disa imazhe të tjera të plazhit duken tejet atraktive dhe seksi.

Ndryshe, kënga “S’ta fal” është pritur mirë prej publikut duke u shikuar deri më tani mbi 2.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

 

Exit mobile version