Në muajin shkurt publikoi këngën e fundit “S’ta fal”, i cili u prit mirë prej publikut dhe fansave të këngëtares.
Por, duket se nuk ka pushim për Adelina Berishën, e cila ka paralajmëruar projektin muzikor të radhës.
Këngëtarja kësaj radhe do të vjen më ndryshe se herëve të tjera, e cila gjë do ta bëjë më të veçantë këngën e re.
Bukuroshja do të vjen me këngën e re të kënduar live, ku do të dëshmojë edhe njëherë se nuk është këngëtare me zë të modifikuar në studion muzikore me rastin e sjelljes së krijimtarive të reja.
Lajmin e zbuloi vetë ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale teksa shihet e ulur në një karrige ndërsa afër vetes mban një kitare.
“Së shpejti. Live cover”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Adelina, ku ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët.
Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit për këtë vit i Adelinës, që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/