Telegrafi

Adelina Berisha flet rreth këngës së re (Foto)

Adelina Berisha po mban koncerte të shumta anembanë Kosovës.

Krahas kësaj, këngëtarja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore.

Telegrafi ka mësuar se Berisha ka nisur xhirimet e një klipi të ri, i cili si lokacione ka qytetin e Prishtinës dhe Pejës.

Ndër të tjerash Adelina ka treguar se me kë po bashkëpunon rreth këngës së re.

“Këngën e ka bërë BigBang ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko. Redbox po kujdeset për klipin”, ka pohuar Adelina për Telegrafin.

Ajo më tutje ka treguar se kënga do të jetë ritmike dhe do t’i përshtatet stinës së verës.

Ndryshe, Adelina ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale të bëra gjatë xhirimeve të klipit. /Telegrafi/