Telegrafi

Adelina Berisha flet rreth këngës së fundit që për katër ditë ka rreth 1 milion klikime (Video)

Adelina Berisha ka publikuar ditë më parë projektin e ri muzikor.

“Na”, titullohet kënga më e ri e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

E ky i fundit është shikuar deri më tani rreth 1 milion herë në YouTube, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që të ndahet e kënaqur edhe këngëtaren, e cila për Telegrafin ka folur rreth ecurisë së klipit.

“Jam tepër e kënaqur. Po dëgjohet ashtu siç kam pritur. Fansat e mi, por edhe të tjerët po e komentojnë pozitivisht. Çdo gjë është në rregull. ”, ka thënë Adelina për Telegrafin.

Ajo më tutje ka treguar se është duke punuar edhe në dy projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/