Këngëtarja shqiptare ka bërë një urim mjaft emocionues me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj.
Adelina Ismajli e quan dashuri të shoqin dhe i thotë se edhe sikur pafund herë të lindë edhe të vdesë atij do ja falë të gjitha.
Ajo është një nga këngëtaret më pak aktive në rrjetet sociale, por që postimet e saja bëhen laj në mediat shqiptare.
Në fakt, bukuroshja sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme gjersa lë mesazhe në raste të veçanta.
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare ka bërë një urim të veçantë pasi bashkëshorti i saj ka festuar ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen dashnia jeme. Edhe pafund herë me lind e me vdekur, ty kisha me t’i fal krejt prapë. I paç më t’mirat e kësaj jete, i meriton më s’shumti. T’du”, shkruan Adelina krahas fotos ku shihet me Valin.
Ndryshe, Adelina dhe Vali janë të martuar tash e sa vite dhe kanë një djalë të pagëzuar me emrin Uliksi. /Telegrafi/