Adele ka zyrtarizuar lidhjen e saj me të dashurin Rich Paul, përmes një postimi në Instagram.
Këngëtarja, 33 vjeçare, postoi në platformën e mediave sociale të dielën disa fotografi, e në një prej tyre shihet përkrah agjentit sportiv, 39 vjeç, shkruan DailyMail.
Adele dukej mahnitëse në një fustan të zi pa rrip me mëngë të bardha të fryra, ndërsa kombinoj një palë vathë me detaje ari dhe perlash.
Adele mori pjesë në një ngjarje me Rich ku ajo gjithashtu realizoi një fotografi së bashku me trajnerin profesionist të basketbollit Jared Dudley.
Jared, 36 vjeç, i cili është një ndihmës trajner për Dallas Mavericks, ndau gjithashtu një fotografi të çiftit në InstaStory.
Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u vunë re në një darkë, pasi dolën në publik në korrik në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.
Në korrik, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre është ‘rastësore’ dhe ata nuk janë ende ‘shumë seriozë’.
“Nuk është shumë serioze, por ata po kalojnë mirë. Ata kanë miq të përbashkët të përbashkët, kështu që ishte mirë. Ajo po argëtohet dhe po shoqërohen. Adele është relaksuar shumë. Ajo nuk është aq private sa kur ishte martuar”, tha një burim për People.
“Ajo po jeton jetën e saj dhe është mirë. Ajo po kalon një verë të mrekullueshme me djalin e saj Angelo. Ata po kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Los Angeles”, tha tutje ky burim.
Adele përfundoi divorcin e saj nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki në mars dhe dyshja ndajnë kujdestarinë e djalit Angelo, tetëvjeçar. /Telegrafi/