Këngëtarja britanike, Adele, rikthehet me një këngë të re të titulluar “Send My Love (To Your Neë Lover)”, që do të vijë e kompletuar nga ana vizuale.
Ngjashëm si “Hello”, edhe ky projekt pritet të ketë shumë sukses, pasi artistja shfaqet ndryshe.
Në video, Adele tregon format e saja trupore, ku mund të dallohet se ka humbur shumë në peshë.
Dukja e saj e re është mahnitëse, ndërsa shikimi dhe qëndrimi në këtë klip duket provokues.
Videoklipi është caktuar të publikohet më 22 maj. /Telegrafi/