Site icon Telegrafi

Adele vë në pah ndryshimin në pamje, ndërsa u shfaq në ‘Saturday Night Live’ pas 12 vitesh me një transformim befasues

Adele bëri shaka për rënien drastike në peshë dhe u tha fansave se ‘albumi nuk ka mbaruar akoma’, ndërsa prezantoi shfaqjen e humorit në Amerikë, “Saturday Night Live”.

“E di që dukem me të vërtetë ndryshe që kur më patë për herë të fundit”, tha 32-vjeçarja, teksa u ngjit në skenë.

“Por në fakt, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID.. Unë duhej të udhëtoja lehtë dhe mund të sillja vetëm gjysmën time”, bëri me shaka ajo. “Dhe kjo është gjysma që zgjodha”.

Adele (NBC)

Ylli shtoi se ajo ishte ‘shumë e frikësuar’ për të kënduar dhe pritur SNL në të njëjtën kohë.

“Unë preferoj të vendos vetëm disa paruke, të pi një gotë verë ose gjashtë dhe të shoh se çfarë do të ndodhë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adele

Sidoqoftë, ylli ‘goditi’ edhe më këngë gjatë një prej skicave të natës.

“Unë jam këtu sepse kam pasur shumë thyerje në jetën time – fillimisht në 19, më pas në 21 dhe më pas në 25”, tha ajo, duke iu referuar titujve të tre albumeve të parë.

Adele (Foto: YouTube)

Adele ishte për herë të fundit në SNL në vitin 2008, në një episod të organizuar nga Josh Brolin.

Në atë kohë ajo sapo kishte publikuar albumin e saj të parë, 19.

“Jam unë, Adele dhe Zoti im, jam absolutisht e ngazëllyer që më në fund do të drejtoj këtë shfaqje”, tha ajo.

Adele (NBC)

Sido që të jetë, ky ndryshim i Adele ka befasuar të gjithë dhe tashmë po vazhdon të marrë vëmendje me secilën paraqitje të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version