Këngëtarja e famshme, Adele, është pranë përfundimit të turneut të saj “25” në Zelandë të Re, ndërsa gjatë koncertit në Auckland u ka thënë fansave se nuk është e sigurt nëse do të mbajë më koncerte në të ardhmen. Ajo madje ka thënë se ndjehet e prekshme në skenë.
“Nuk jam e mirë në turne. Duartrokitjet më bëjnë të prekshme dhe nuk e di nëse do të shkoj sërish në turne”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se dashamirët e muzikës së saj janë arsyeja e vetme që ajo është nisur nëpër turne.
Ajo madje ka qarë duke e quajtur këtë turne si suksesin më të madh në karrierën e saj që edhe ia ka ndryshuar jetën.
Në Auckland, Adele ka kënduar në shi, ndërsa ka thënë po ashtu se në skenë ka gjithnjë e më shumë emocione dhe nuk ka guxim të improvizojë.
Në kuadër të këtij turneu, këngëtarja duhet të mbajë edhe katër koncerte në stadiumin Wembley, në qytetin e saj të lindjes, në Londër. /Telegrafi/