Telegrafi

Adele tregon barsoleta pas ndërprerjes së dritave në koncert (Video)

Gjatë koncertit të mbajtur në Adelaide një problem ka ndodhur gjatë performancës së Adele.

Energjia elektrike është ndërprerë por nuk pati asnjë nervozizëm nga ana e yllit britanik, përkundrazi ajo ka filluar të bëjë humor me audiencën për të mbushur kohën.

“Pra, kemi një problem teknik. Nuk e di mirë se çfarë ka” është shprehur Adele e më pas ka filluar të tregojë barcaleta.

“Si e quani një bionde të zgjuar? Një brune me erë të keqe goje” ka vijuar më tej këngëtarja duke bërë të gjithë të pranishmit të shpërthenin në të qeshura. /Telegrafi/