Telegrafi

Adele tregoi rezultatet para dhe pas transformimit duke veshur një fustan të vitit 2016

Adele tregoi rënien drastike në peshë të shtunën në mbrëmje, ndërsa kishte veshur një fustan me të cilin u shfaq në festivalin ‘Glastonbury’ në 2016.

Këngëtarja, 32-vjeçare, dukej në një humor të mirë ku po shikonte disa sekuenca të asaj dite në televizorin e saj.

Adele dhe i dashuri i saj i përfolur, Skepta ndanë një shkëmbim flirtues nën postimin në Instagram teksa shkruante, “Më në fund mora fjalëkalimin tuaj në Instagram”, duke lënë të kuptohet se ai kishte hakuar llogarinë e saj për të postuar fotografitë.

Adele (Foto: Instagram)

Ajo thuhet se ka humbur plot 45 kilogramë nga një dietë strikte që bazohet në konsumin e ushqimeve të pasura me sirtuine, një kategori proteinash me aktivitet enzimatik që do të mund të përshpejtonte metabolizmin, duke aktivizuar të ashtuquajturin ‘gjen të dobët’.

Krijuesja e hitit “Hello” kërceu në dhomën e saj të ndenjes teksa shikonte veten në TV duke interpretuar hitet e saj të njohura.

Adele (Foto: Instagram)

Ylli raportohet se është në gjendje të mirë fizike dhe mentale pas transformimit të madh që ka bërë.

Që nga zbulimi i pamjes së saj të re në ditëlindjen e 32-të, këngëtarja është shfaqur e komentuar nga shumë yje të tjerë botërore.

Artistja është bërë gjithnjë e më e vetëdijshme për shëndetin muajt e fundit, gjersa një burim tha: “Ajo shkon në palestra të ndryshme. Shkon herët në mëngjes dhe takohet me trajnerin e saj”.

Adele (Foto: Backgrid)

Ndërkaq, romanca e përfolur e Adele dhe Skeptas filloi vitin e kaluar, pas ndarjes së saj me Simon Konecki.

Adele u nda nga Simon në prill 2019, pas shtatë vjet së bashku.

Skepta, emri i vërtetë Joseph Junior Adenuga, 37-vjeçar, më parë ishte i lidhur me supermodelen Naomi Campbell. /Telegrafi/

Adele (Foto: Instagram)