Telegrafi

Adele thyen heshtjen pas vrasjes së George Floyd, thotë se ‘racizmi është gjallë dhe kudo’

Këngëtarja dhe tekstshkruesja angleze, Adele, ka thyer heshtjen në lidhje me vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, vdekja e të cilit ka ngjallur reagime të shumta.

Këngëtarja 32-vjeçare ka ndarë një fotografi të 46-vjeçarit në Instagram, ku tha se ‘racizmi është gjallë dhe kudo’.

Të premten, ish-oficeri i policisë Derek Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së tretë dhe keqtrajtim, pasi u shfaq në një video duke shtypur qafën e Floyd me gjurin e tij në Minneapolis, Minesota.

Adele (Foto: Instagram)

Duke shfaqur përkrahjen e saj për fushatën “Black Lives Matter”, artistja fituese e ‘Grammy’ shkroi: “Vrasja e George Floyd ka tronditur të gjithë botën”.

“Protestat dhe marshimet po ndodhin në të gjithë globin dhe njëkohësisht vetëm po fitojnë vrull. Pra, zemërohuni me të drejtë, por përqëndrohuni. Vazhdoni të dëgjoni, të pyesni dhe të mësoni!”.

Lexo po ashtu Kylie Jenner, Ava Max, Cardi B, Rihanna dhe Stanaj i bashkohen fushatës “Black Lives Matter” pas vrasjes së George Floyd

“Është e rëndësishme që ne mos të dekurajohemi ose manipulohemi tani. Kjo ka të bëjë me racizmin sistematik, ka të bëjë me dhunën policore dhe ka të bëjë me pabarazinë. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Amerikën. Racizmi është i gjallë dhe kudo”, ka shkruar mes tjerash krijuesja e hitit “Hello”.

“Unë me gjithë zemër qëndroj në solidaritet me luftën për liri, çlirim dhe drejtësi”, shtoi më tej nëna e një djali.

Fushatës “Black Lives Matter” i janë bashkuar së fundmi edhe shumë personazhe të famshme përfshirë, Ava Max, Kylie Jenner, Camila Cabello, Cardi B, Stanaj dhe Rihanna. /Telegrafi/