Site icon Telegrafi

Adele do të tërhiqet sërish nga skena

Këngëtarja e famshme britanike, Adele, ka vendosur të bëjë një pushim pesëvjeçar nga muzika, në mënyrë që t’i përkushtohet djalit të saj.

27-vjeçarja bëri një rikthim mahnitës me albumin “25” duke u pushtuar të gjitha top-listat dhe u nis në turne.

Ajo ka mbajtur rreth 105 koncerte në Evropë dhe Amerikën Veriore për t’i promovuar këngët e reja dhe tash ka ardhur koha për pushim.

Daily Mail raporton se pas përfundimit të turneut, ajo do të tërhiqet nga skena muzikore, koncertet dhe albumet, për të qëndruar me familjen e saj.

Adele ka një djalë trevjeçar me të dashurin Simon Konecki. Turneu i saj përfundon në muajin nëntor dhe në pesë vitet e ardhshme, ajo do t’i përkushtohet djalit. /Telegrafi/

Exit mobile version