Këngëtarja e famshme britanike, Adele, ka njoftuar se do të jetë artistja kryesore e edicionit të sivjetshëm të Festivalit Glastonbury.
Ky festival do të mbahet nga 22 deri më 26 qershor, ndërsa artistë tjerë kryesorë, krahas Adeles, do të jenë edhe rok grupet “Muse” dhe “Coldplay”, transmeton Koha.net.
“Unë doja ta bëja këtë vitin e kaluar, por kënga ime nuk ishte gati”, ka thënë këngëtarja.
“Dhe për njerëzit të cilët thonë se unë jam shumë e mërzitshme për të qenë artistja kryesore e festivalit, vet ju jeni ata më të mërzitshëm pasi që ankoheni në lidhje me pozitën e artistit kryesor”, ka shtuar ajo.