Telegrafi

Adele do të martohet këtë fundvit?

Adele ka qenë në një marrëdhënie me Simon Koneckin qe disa vite dhe me të ka një fëmijë.

Ndërsa tani spekulohet se këngëtarja britanike do të martohet me të dashurin e saj për festat e fundvitit, transmeton Klan Kosova.

28-vjeçarja, e cila aktualisht është në mes të turneut të saj botëror, besohet të jetë fejuar dhe tashmë është duke planifikuar një ceremoni festive.

Lexo po ashtu Adele nuk do të mbajë koncerte për një dekadë

“Plani është që të martohen në Los Angeles”, citohet të ketë thënë një mik i Adele për Daily Mirror.

Burimi shtoi se këngëtarja ka edhe unazën e martesës dhe se ajo po shpreson për një ceremoni familjare të orientuar.

Adele dhe Simon janë prindër të djalit të tyre katërvjeçar Angelo, ndërsa burri i saj edhe një tjetër fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.