Këngëtarja që mori pesë çmime Grammy, Adele u sulmua nga mushkonjat gjatë koncertit të saj në Australi.
“Ato po thithin gjakun tim. Ato po mundohen të më vrasin. Ato janë këtu gjithë kohës”, ka thënë këngëtarja.
Këngëtarja 28-vjeçare ka filluar turneun e saj dhe natën që kaloi në Brisbane do ta mbajë mend gjatë, transmeton Telegrafi.
Gjatë mbrëmjes, sa herë që ajo niste të këndonte, mushkonjat i mblidheshin në kokë dhe e bezdisnin.
Së fundmi, është bërë i ditur lajmi se ajo është martuar me partnerin e saj, Simon Konecki. /Telegrafi/