Telegrafi

Adele rikthehet pas katër vitesh me performancë në Angli, koncerti special i regjistruar në fillim të muajit publikohet sot

Adele është kthyer për të argëtuar fansat e saj në Mbretërinë e Bashkuar me një koncert special televizive ku këngëtarja do të performojë këngët e saj më të njohura për një audiencë të mbushur me yje në Londër.

Vetëm disa ditë pas publikimit të albumit të saj të katërt në studio, 30, Adele do të kthehet në ekranet televizive në një speciale të filmuar në Palladium në Londër në fillim të këtij muaji (6 nëntor).

Këngëtarja, 33 vjeçe, tha se ndihej ’emocionale’ që u rikthye në skenë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në katër vjet, teksa performoi për emrat si Emma Thompson , Andrew Lloyd Webber, Emma Watson , David Tennant, Naomi Campbell. Daniel Kaluuya dhe Catherine O’Hara, shkruan DailyMail.

Foto: ITV

Dawn French, Stormzy, Gareth Southgate dhe Samuel L Jackson janë ndër ata që do të shikojnë live yllin e “Someone Like You” ndërsa miku i saj, Alan Carr del në skenë për të bërë pyetje, me Adele të vendosur të zbulojë se cilët janë idhujt e saj, ‘tregime të egra’ rreth marrëdhënieve, të bëra nga fansat dhe përgjigjet për pyetjet e zjarrta si pse ajo nuk performon më me taka.

“Unë u emocionova shumë. Nuk kam qenë në shtëpi për kaq kohë dhe nuk kam luajtur një shfaqje këtu për kaq shumë kohë. Jam shumë, shumë nervoz! Sigurisht që unë jam”, ka thënë artistja, në emocionet e shfaqjes.

Foto: ITV

Adele nuk ka mbajtur asnjë koncert në Mbretërinë e Bashkuar që nga shfaqjet e saj në Wembley Stadium në qershor 2017.

Por, ajo do të rikthehet vitin e ardhshëm, pasi së fundmi ka njoftuar shfaqje live në Londër në vitin 2022.

Foto: ITV

Këngëtarja ka festuar këtë javë pasi komentet e ndryshme vërshuan në publikimin e albumit të saj të ri “30” të premten.

Foto: ITV

Frymëzuar nga divorci i saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, albumi mori një rezultat 89 nga 100 në Metacritic, duke treguar ‘mirënjohje universale’ nga recensentët, ndërsa fansat vërshuan rrjetet sociale për të lavdëruar albumin dhe për të ndarë ‘meme’ të shumta.

#Adele30 u bë një  trend në Twitter menjëherë pasi albumi u publikua me fansat në mbarë botën që e pritën me padurim lansimin e tij.

“Audience With Adele” transmetohet të dielën ( 21 nëntor) në orën 19:25 sipas kohës lokale në ITV dhe ITV Hub. /Telegrafi/