Telegrafi

Adele rikthehet me koncerte në Evropë pas tetë vitesh – ja vendi ku do të performojë

Adele

Adele ka paralajmëruar koncerte në Evropë.

Është hera e parë pas tetë vitesh që vjen për të kënduar në një qytet evropian.

Ajo ka planifikuar katër koncerte në Mynih, të cilat do të zhvillohen më 2, 3, 9 dhe 10 gusht në sallën Munich Messe.

“Kam marrë një pyetje për shfaqjet verore, por isha e kënaqur me koncertet e mia në Hyde Park dhe rezidencën time në Las Vegas, kështu që nuk kisha plane të tjera. Por në të njëjtën kohë, isha shumë kurioze për realizimin e një ideje për atë lloj shfaqjeje që unë dua të bëj”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adele

“Në mes të Evropës, në Mynih. Kjo është pak e rastësishme, por gjithsesi e mrekullueshme! Menjëherë pas Euros? Hajde në Angli! Me Olimpiadën ngjitur? Vazhdo Simone! Dhe disa nga artistët e mi të preferuar që do të performojnë gjithashtu? Pse…PO!! Nuk kam performuar në Evropë që nga viti 2016”.

Adele

“Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për t’i dhënë fund kësaj faze të bukur të jetës dhe karrierës”, theksoi mes tjerash ylli i famshëm.

Shitjet paraprake të biletave janë planifikuar për në datën 7 shkurt dhe është e mundur të blini maksimumi 4 bileta.

Adele

Ende nuk dihet çmimi, por duket se interesi është shumë i lartë.

Përkatësisht, Adele, e cila është britanike, para disa vitesh e zëvendësoi Londrën me Los Angelesin.

Adele

Ajo ka performuar në Caesars Palace vitin e kaluar. / Telegrafi/