Këngëtarja britanike Adele raportohet se do të nënshkruajë kontratën më të shtrenjtë në histori të muzikës me kompaninë Sony Records.
The Sun raporton se ajo do të nënshkruajë kontratën në vlerë prej 116 milionë eurove, transmeton Koha.net.
Ajo që nga fillimi i karrierës ka marrëveshje me XL Records, që është përkudjesur për publikimin e tre albumeve të saj “19”, “21” dhe të fundit “25”.
Marrëveshja e Adeles me XL Records i ka skaduar me rastin e publikimit të “25” në nëntor të 2015, dhe sipas The Sun kompania Sony ka arritur marrëveshje me Adelen që është më e shtrenjta në histori të muzikës.