Telegrafi

Adele planifikon të lansojë albumin e ri në shtator

Adele (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme botërore, Adele, pritet të vijë me album të ri në shtator të këtij viti, kjo sipas një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale.

Adele, albumi i fundit i së cilës “25”, ishte lansuar në vitin 2015, e zbuloi publikimin e albumit të radhës gjatë ceremonisë së shoqes së saj, Laura Dockrill.

Në një moment të mbrëmjes, ajo u ka thënë mysafirëve të ‘presin për albumin e ri në shtator’.

Ajo po ashtu ka mahnitur me performancën e saj duke filluar me interpretimin e “Rolling in the Deep”, përfshirë edhe këngë të tjera si: “Spice Up Your Life”, “Young Hearts Run Free” dhe “Crazy in Love” të Beyonce.

Lexo po ashtu Njerëzit nuk mund të besojnë se është Adele pasi humbi 45 kilogramë

Ndër tjerash, britanikja së fundmi është komentuar edhe për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje.

Ekspertët e kirurgjisë plastike thonë se ndryshimi i madh në pamjen e fytyrës së saj është bërë për shkak të kilogramëve që ka humbur.

Ndërkohë, u raportua se Adele i ka humbur 45 kilogramë, si rezultat i dietës rigoroze që e ka kombinuar edhe me aktivitete fizike. /Telegrafi/