Këngëtarja britanike, Adele, mbrëmë ka mbajtur koncertin e fundit prej gjashtë sosh sa i ka realizuar në Londër dhe një pjesë të kohës ajo e ka shfrytëzuar për të përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste në Belgjikë.
Të martën në tri sulme me bomba në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në metro, u vranë 31 persona ndërsa Adele në koncertin e saj të fundit ka përkujtuar viktimat me këngën “Make You Feel My Love”.
“Kurrë më shumë se sot nuk kam qenë e pikëlluar gjatë koncerteve të mia”, ka thënë Adele pak para se të këndonte këngën.
“Kjo do t’ju bëj që ta ndjeni dashurinë time dhe kjo shkon për Brukselin”, ka thënë këngëtarja britanike.