Nuk është thashetheme, pasi duket se ka një njeri të ri në jetën e Adele.
Ylli i muzikës pop, 32 vjeçare, raportohet se ka nisur takimet me reperin amerikan, Skepta, 38 vjeçar, sipas një burimi të afërt të këngëtares, i cili lajmin e ka konfirmuar për revistën People.
Në muajt e fundit ‘gjërat janë ndezur’, thotë burimi për çiftin e ri. “Ata shfaqen në të njëjtat vende në Londër dhe ajo po argëtohet mjaft shumë”.
Miqtë për vite me radhë, Adele dhe Skepta (emri i vërtetë Joseph Junior Adenuga) kanë një lidhje të thellë mbi muzikën, jetojnë në lagje të njëjtë në Tottenham, Londër dhe të qenit prindër i fëmijëve të vegjël.
“Adele më dërgon mesazhe gjatë gjithë kohës dhe më mban nën kontroll”, tha Skepta – i cili ka një vajzë dy-vjeçare, River, nga një lidhje e mëparshme – në një intervistë për 2016 me Evening Standard. “Ajo më tregon se si po shkojnë gjërat”.
Që pas ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki në 2019 pas shtatë vitesh së bashku, Adele ‘ka qenë shumë më shoqërore dhe më e hapur’.
Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e Adele, por angazhimi i saj ndaj saj dhe djalit 8-vjeçar të Konecki, Angelo, mbetet i njëjti.
Derisa ndau kohën mes Los Angelos dhe Londrës gjatë pandemisë së coronavirusit, ajo ka qenë duke ndihmuar djalin e saj të qëndrojë në rrugën e duhur me shkollën.
“Ka qenë fokusi i Adele për ta ndihmuar atë të jetë i suksesshëm në shkollimin online”, thotë më tej burimi. /Telegrafi/