Ajo publikoi albumin e saj të fundit me titullin “30”, në mesnatën e 19 nëntorit të vitit 2021.
Dhe 11 muaj më vonë, të martën në mbrëmje (25 tetor), Adele, u dha fansave një vështrim të parë në videoklipin e ri për këngën “I Drink Wine”.
Klipi i shkurtër shfaq një burrë që luan në një piano sipër një ure mbi ujë, përpara se këngëtarja të dalë në pamje, duke lundruar poshtë lumit.
“Klipi ‘I Drink Wine’ ishte i pari që realizova për këtë album. Dhe më në fund do të dalë nesër!! Unë jam i emocionuar që ju ta shihni”, shkroi Adele krahas videos duke e njoftuar lajmin në Instagramin e saj.
Ky njoftim vjen pasi krijuesja e hiteve “Hello”, do të fillojë përfundimisht rezidencën e saj të vonuar në Las Vegas muajin e ardhshëm.
Adele ishte vendosur të hapte shfaqjen e saj “Weekends with Adele në The Colosseum” në Caesars Palace në janar, por u anulua në minutën e fundit, duke i lënë fansat të dëshpëruar nga paratë e humbura në fluturime dhe hotele.
Pasi u zbuluan datat e riplanifikuara për koncertin, këngëtarja hyri në Instagram në korrik për të konfirmuar se shfaqja do të fillojë në nëntor, ndërsa falënderoi fansat për ‘durimin’ e tyre dhe zbuloi se përparësi do t’u jepet mbajtësve ekzistues të biletave.
Datat e reja vijnë pasi u raportua se krijuesja e hitit “Easy On Me” ishte motivuar të ‘shtynte përpara’ me riorganizimin e shfaqjeve të saj në Las Vegas pasi u rikthye në skenë për dy koncerte në Hyde Park të Londrës në fillim të korrikut. /Telegrafi/