Në mediat rozë është spekuluar se Adele dhe i fejuari i saj, Simon Konecki, do të organizonin një dasmë përrallore prej 92 milionë dollarësh.
Mirëpo, këngëtarja i ka hedhur poshtë këto thashetheme, ndërkohë që zbardh detaje për ceremoninë e vërtetë, transmeton TCH.
Pure patatesh me qepe dhe salsiçe do të jenë pjatat e vetme të shërbyera në gosti, ashtu siç do të bënte vetëm një britanik tradicional.
Këngëtarja e hitit “Send My Love” do të organizojë një ceremoni të vogël me veshje të thjeshta dhe çdo detaj do të përqendrohet rreth betimeve të çiftit sesa te pamja e tyre, ushqimi apo arredimi.
Pas ceremonisë private të gjithë të ftuarit do të shkojnë në gostinë të organizuar në formë feste adoleshentësh, ku do t’i shijojnë ushqimet tradicionale britanike.
Menaxheri i këngëtares ka pohuar për revistën The Mirror se Adele momentalisht gjendet në turne dhe koha nuk premton për një dasmë madhështore apo për fustane princeshash.