Adele dhe vëllai i saj kanë rreth 2 vite që nuk flasin me njëri-tjetrin. Edhe pse Cameron O’Sullivan dhe Adele kanë të njëjtin baba, Mark Evans, jetët e tyre janë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Ndërkohë që Adele ka disa vila luksoze në Sussex dhe në Londër, Cameron jeton me nënën e tij në Sioban, në një shtëpi të vogël në South Wales.
Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, 20-vjeçari është shprehur: “Ne thuajse nuk e takojmë fare njëri-tjetrin. Nuk jemi aspak të afërm dhe është diçka shumë e keqe. Unë kam një marrëdhënie të mirë më nënën e saj ndërsa me vetë Adelen flas shumë rrallë. Ajo është shumë e zënë dhe për këtë arsye nuk jemi shumë të afërt. Kemi rreth 2 vite që nuk kemi folur”.
Cameron dhe Adele janë rritur të ndarë nga njëri-tjetri dhe janë takuar për herë të parë në 2007. Adele e ka përmendur vëllanë e saj vetëm në një intervistë, për të cilin është shprehur “Dukemi sikur jemi binjakë. Kemi të njëjtë ngjyrë flokësh dhe gjithçka tjetër. Ngjajmë shumë”.