Këngëtarja e njohur, Adele, së shpejti do të sjellë në treg albumin e ri.
Përkundër ndarjes me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, ajo ka zgjedhur që të mos e vë në pah këtë problem në këngët e saj, shkruan Daily Mail.
Edhe më parë është përfolur se albumi do të lansohet në vitin 2021, i cili do të jetë i pari që nga gjashtë vite.
Një burim për The Sun ka thënë: “Ndarja i ka ndihmuar Adele që të bëjë disa këngë, të cilat janë nga më të ndryshmet”.
“Që të dy e dinë se djali i tyre, Angelo, duhet të jetë i sigurt, andaj artistja nuk do të këndojë sa i përket marrëdhënies me Simon”.
Po ashtu thuhet se prodhimtaria e saj tashmë do të tingëllojë më ndryshe se sa jemi mësuar, me të gjitha projektet e mëparshme.
Ndërkaq, divorci me Konecki do t’i duhet asaj të ndajë 140 milionë funte, përfshirë të gjitha pasuritë që ka. /Telegrafi/