Performanca e Adele në Glastonbury, mori një kthesë të papritur kur u detyrua ta ndërpresë koncertin për të ndihmuar një fans të sëmurë.
Në pushimin mes këngëve, këngëtarja ishte duke mirëpritur fansin e saj të dytë të natës në skenë kur menaxheri i saj doli skenë dhe bëri një njoftim.
“A mund të bëjmë diçka të mirë?. Është dikush që është shumë i sëmurë në publik i cili ka nevojë për ndihmën tonë”, pyeti ai, transmeton Koha.net.
Këngëtarja menjëherë ofroi ndihmën e saj, zbriti poshtë në turmën e fansave për t’u siguruar se fansi i sëmurë është duke marrë ndihmën e nevojshme dhe ndërkohë bisedonte me grupin e fansave të mbledhur aty afër fansit të sëmurë.
“Shpresoj të jetë mirë. Ndoshta kanë qenë duke kërcyer e vallëzuar në mënyrë të ‘ashpër’ me një nga këngët e mia apo diçka të tillë”, ka thënë ajo.
Pas kësaj ndërprerjeje të shkurtër, Adele është ngjitur përsëri në skenë dhe ka vazhduar performancën me hitin e saj, “Set Fire to the Rain”.
Festivali Glastonbury do të përfundojë sonte (e diel) me performancën e bendit të famshëm Coldplay.