Site icon Telegrafi

Adele ndal koncertin për ti bërtitur punonjësit të sigurisë

DALLAS, TX - NOVEMBER 01: Adele performs at American Airlines Center on November 1, 2016 in Dallas, Texas. (Photo by Cooper Neill/Getty Images for BT PR)

Adele ka veprim të papritur gjatë një koncerti në Australi.

Në fakt, këngëtarja ka ndalur së kënduari për t’i bërtitur punonjësit të sigurisë, i cili po i kërkonte publikut të ulej që po argëtohej me këngët e britanikes.

“Më falni zotëri? Unë e di që ju punoni këtu por a mund të ndaloni së thëni njerëzve që të ulen? Ky është një spektakël muzikor. Nëse njerëzit nuk mund të shohin, atëherë do të ngrihen. Nëse i thua që të mos kërcejnë, për çfarë dreqin kanë ardhur në koncert?”, ka thënë ylli i hitit ‘Hello’ duke iu betuar se do të ketë telashe nëse do ta përsërisë një gjë të tillë.

Theksojmë se në koncertin e saj stadiumin ‘Ettihad’ në Melbourne morën pjesë mbi 77 mijë njerëz.

Ndryshe, britanikja 28-vjeçare është duke punuar në projekte muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version