Telegrafi

Adele, mbretëresha e iTunes

Vitin e kaluar Adele u ngjit në majen e renditjes në iTunes falë suksesit të albumit tashmë legjendar “21”, duke lënë pas emra të mëdhenj të muzikës.

As këtë vit nuk është më ndryshe. Për herë të dytë radhazi është albumi i njëjtë që zë vendin e parë, duke mposhtur në vendin e dytë albumin “Red” të Taylor Swift.

Te këngët më shumë të shkarkuara përmendim “Call Me Maybe” nga Carly Rae Jepsen, ndërsa në vendin e dytë është kënga “Somebody I Used to Know” nga Gotye. /Telegrafi/