Adele është njëra ndër këngëtaret më të respektuara në botë, e njohur për vokalin e saj të pakrahasueshëm dhe për prezencën e fuqishme në skenë.
Dhe 31-vjeçarja ka treguar se mund të interpretojë çdo performancë muzikore, ndërsa së fundmi e ka bërë repturën e Nicki Minaj gjatë një performance në Los Angeles.
Këngëtarja e hitit “Hello” këndoi bashkëpunimin e Kanye West dhe Nicki Minaj, “Monster”, ku më pas shpërndau një video në Instagram. Fituesja e çmimit ‘Oscar’ kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një palë xhinse, teksa mahniti fansat duke dhënë gjithçka nga performanca e saj.
Adele rapping Nicki Minaj's verse from Monster is everything I needed today and so much more (via Insta https://t.co/L9w4zKitrt) pic.twitter.com/JgpQJlaPGP
— Howell Davies (@HOWELLDAVIES) June 5, 2019
Muajin e kaluar, këngëtarja e “Someone Like You” festoi ditëlindjen e 31-të dhe përmes një mesazhi të sinqertë u tregoi njerëzve si ta duan veten. Adele shkroi: “Kjo është ditëlindja ime e 31-të. 30-të për mua ishin të vështirë por do të vazhdojë më tej”.
Adele gjithashtu është ndarë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, pas tetë vitesh njohje së bashku. /Telegrafi/
Adele rapping @NICKIMINAJ’s “Monster” verse is the best thing you’ll see today.https://t.co/eDpkLnsGcr
— HYPEBEAST (@HYPEBEAST) June 5, 2019