Site icon Telegrafi

Adele, lot për viktimat e Orlandos (Video)

Adele ka nderuar viktimat e Orlandos në një fjalim emocional në koncertin e saj të fundit.

Në koncertin e mbajtur në Antwerp të Belgjikës, duke folur për tragjedinë që mori jetën e 50 personave dhe u lënduan 53 të tjerë, ajo tha se “ua kushtoj këtë koncert viktimave të Orlandos”, raporton NME.

“Do të doja ta filloja këtë koncert duke ia dedikuar tërë koncertin e sotëm secilit në Orlando dhe në klubin Pulse të natës së mbrëmshme”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Mëngjesin e së dielës Omar Mateen kishte vrarë 50 persona në një klub natë që frekuentohej nga homoseksualët në Orlando të Floridës. Më pas, Mateen ishte vrarë në vendin e ngjarjes nga policia.

https://youtu.be/bTpzT3NC1Zg

Exit mobile version