Telegrafi

Adele lë bakshish prej më shumë se dymijë dollarë gjatë pushimeve me Harry Styles e James Corden

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Këngëtarja Adele këto ditë është bërë kryetemë e faqeve rozë për shkak të humbjes së madhe në peshë.

31-vjeçarja ka qëndruar për pushime në Karaibe, së bashku me Harry Styles, James Corden dhe familjen e tij, ku e kanë festuar Vitin e Ri.

Lexo po ashtu Fansat të shqetësuar për ndryshimin drastik të Adele - humbja e saj në peshë po i lë gojëhapur të gjithë

Treshja e famshme që janë argëtuar në Anguilla dhe Virgin Islands i kanë lënë një bakshish bujar një restoranti peshqish në ishull.

Fatura e paguar nga Adele dhe Harry Styles (Foto: Instagram)

Ata është dashur të paguanin 472.5 dollarë (423.4 euro), ndërsa kanë paguar plot 2492.5 dollarë (2,233.5 euro), pra 2,020 dollarë (1,810 euro)më shumë.

Një banakier lokal, i quajtur Yahya, e ka publikuar në Instagram faturën së bashku me bakshishin që ia kanë dhënë yjet e njohura. Bakshishi ka qenë 400 për qind më i madh se çmimi origjinal në faturë. /Telegrafi/