Site icon Telegrafi

Adele kthehet në Londër për të përfunduar albumin e katërt

Këngëtarja e njohur angleze, Adele, gjatë javës së kaluar ka qenë duke qëndruar në SHBA.

Gjatë qëndrimit atje, artistja pati rastin të ketë disa paraqitje televizive, ku shpalosi të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, shkruan The Sun.

Ajo është parë në rezidencën luksoze në Los Angeles, ku mbodhi edhe disa miq për të kaluar kohën.

(Foto: The Sun)

Krijuesja e hitit “Hello” tashmë është rikthyer në Londër, për të përfunduar albumin e katërt.

Si duket Adele është fokusuar mjaft shumë në realizim, pasi në mënyrë të detajuar po shikon secilën këngë.

(Foto: The Sun)

Edhe pse pati aludime se albumi do të lansohet në shtator të këtij viti, ajo ka vendosur që t’ia servojë publikut në vitin 2021.

Përndryshe, për bukuroshen bionde është duke u spekuluar për lidhjen e dashurisë më reperin e njohur, Skepta. /Telegrafi/

Exit mobile version