Site icon Telegrafi

Adele kritikohet për festën e ditëlindjes, ajo kishte zgjedhur si tematikë tragjedinë e Titanikut

Adele performs at Wembley Stadium on June 28, 2017 in London, England.

Këngëtarja festoi ditëlindjen e 30-të gjatë fundjavës, dhe shkaku i festës, ka marr kritika të mëdha.

Adele mbushi tre dekada jete dhe me këtë rast organizoi një ndejë të madhe në Beverly Hills, tema e së cilës ishte Titaniku.

Këngëtarja në këtë aheng kishte mishëruar Rose DeWitt Bukater, rolin e të së cilën në filmin e vitit 1997 e kishte sjell Kate Winslet, ndërsa shumë të ftuar kishin veshur xhaketa të shpëtimit dhe mbanin akujt.

Britanikja në llogarinë personale në Instagram kishte publikuar fotografi bardhezi, ku mund të shihet transformimi i madh i bukuroshes.

“30 vjetori i ndyrë. Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëjë në 30 vjetët e ardhshme të jetës, por jam mirënjohëse për çdo gjë deri më tani në jetën time”, ka shkruar në përshkrimin e fotove duke i falënderuar mysafirët që e kanë shoqëruar “kohën më të mirë të jetës”.

Fotografitë e përvjetorit të lindjes kanë marrë mbi dy milionë pëlqime deri më tani, por për shkak të temës së zgjedhur, ajo hasi në kritika të shumta të tifozëve.

“Kjo nuk është e papërshtatshme? Vallëzimi me xhaketa të shpëtimit dhe aksidentin e simuluar që vranë mijëra njerëz,” komentoi një shfrytëzues i Twitterit.

“A e harroi Adele se filmi ishte filmuar për një aksident të vërtetë?”, një tjetër shkroi, por ka pasur shumë reagime dhe komente pozitive.

Ndryshe, këngëtarja do të sjell shpejt këngë të reja që do të përfshihen në albumin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version