Adele në një paraqitje për emisionin “Carpool Karaoke”mahniti të gjithë me aftësitë e saj për të kënduar në zhanrin rap.
Duket se krijuesja e hiti “Hello” ka vendosur që të ndërrojë zhanrin e saj, pasi ka shkruar një këngë rap, e cila është më e mirë se kënga “Monster” e Nicki Minaj.
“Kam një këngë rap, të cilën nuk mund ta këndoj për ju. Por është më e mirë se ajo e Nickit”, ka thënë Adele për The Mirror, transmeton Koha.net.
Mediumi britanik shpreson se Adele në albumin e saj të katërt të përfshijë këngë të zhanrit hip-hop. Ylli britanik duket se ka marrë miratimin e Minaj për të kënduar rap.