Adele ia ka ndaluar vetes argëtimin me Rihannan, një natë para koncertit që do të mbajë në Festivalin Glastonbury, meqenëse ka frikë se do ta humbte zërin.
Këngëtarja amerikane do të mbajë një koncert në O2 Arena në qershor, një natë para se britanikja e famshme të performojë në festivalin e njohur.
Adele ka dyshime për ta ndjekur performancën e Rihannas, sepse ka frikë nga droga që do t’ia pamundësonte që një ditë pas të dilte në skenë.
“E dua atë. E kisha bërë plan të shkoja në Coventry për ta ndjekur Rihannan, sepse ajo performon në Wembley, një ditë para se unë të performoj në Glastonbury dhe nëse shkoj atje, nuk do të kem zë, e di. Gjithë ai tym i marihuanës në ajër – do të drogohem”, ka shpjeguar Adele.
“Por, unë e dua atë, sinqerisht, të gjithë albumin e ri. Duhet të përpiqem të shkoj ta shoh”, ka shtuar këngëtarja. /Telegrafi/