Adele ende po lufton me disa pasiguri pavarësisht se ka humbur 45 kilogramë.
Këngëtarja e hitit “Easy on Me” foli për humbjen e saj dramatike në peshë dhe se si ajo zgjidhi dhimbjet e saj kronike të shpinës, por pranoi se ka ende tipare në trupin e saj që nuk i “pëlqejnë”.
“Nuk e di nëse ndihem ndryshe. Unë kam ende gjëra për trupin tim që nuk më pëlqejnë”, tha ajo në një intervistë për revistën “The Face” të botuar sot (e enjte).
“Ato nuk janë pasiguri. Por në kopertinën e Vogue, të gjithë po përpiqeshin të më vishnin me fustane pa mëngë. Unë thosha: ‘Nuk do i tregoj krahët! je çmendur?’. Nuk më kanë pëlqyer kurrë krahët e mi, dhe ende nuk më pëlqejnë krahët e mi”.
“Po, krahët e mi janë përgjysmë më të hollë, nuk do të thotë se më pëlqejnë. I urrej ende shputat e mia”.
“Ka aq shumë bizhuteri që nuk mund t’i vendos [tani] për shkak të duarve të mia. Askush nuk ju tregon këtë, kur dikush humbet peshë”, shpjegoi ajo. “Jo se po përpiqesha të humbisja peshë. Por unazat e mia nuk më rrinë më. Gjërat që ishin dhurata për ditëlindjen time të 21-të, nuk mund t’i vesh”.
Adele gjithashtu duhej të blinte “një gardërobë krejt të re”, gjë që e kënaqi atë, por gjithashtu i kushtoi disa kujtime. /Telegrafi/