Një nga këngëtaret më të famshme në botë, Adele, është befasuar gjatë koncertit të mbajtur në Amerikë kur takoi sozinë e saj.
Kristie Champagne, ishte ajo që i la përshtypje Adeles për shkak të pamjes së ngjashme, shkruan The Sun.
Adele e ftoi Kristie Champagne që të bënte ‘selfie’, transmeton Koha.net. Kurse i dha komplimente për dukjen.
Kristie me këtë rast u shpreh se ëndrrat bëhen realitet.
“Vërtet më keni ndryshuar jetën për të mirë. Ëndrrat bëhen realitet”, është shprehur Kristie.
https://www.youtube.com/watch?v=ZQ-jIgvtV4s