Adele ka folur hapur për divorcin e saj të vitit 2019 nga ish-burri, Simon Konecki, duke pranuar se ndarja e tyre ishte ‘e vonuar’.
Duke folur javën e kaluar për Heart Radio të Amanda Holden dhe Jamie Theakston, këngëtarja, 33 vjeçare, u pyet në lidhje me divorcin – që e inspiroi për këngën e re “Easy On Me”.
Martesa e Adele përfundoi një vit pasi u martua dhe ajo ka shfaqur të gjitha ndjenjat në albumin e ri “30”, i cili do të publikohet më 19 nëntor.
“Do të ketë shumë njerëz që dëgjojnë që kanë gjëra në jetën e tyre për të cilat nuk janë shumë të lumtur, ju bëtë diçka për këtë. Morët disa vendime të mëdha, që ndryshojnë jetën, sa e rëndësishme ishte kjo për ju?”, ka qenë pyetja e Jamie drejtuar Adele.
“Ishte e vonuar”, u përgjigj Adele. “Ishte rraskapitëse, ishte vërtet punë e vështirë, por unë isha në gjendje të merrja kohën që më duhej, e cila nuk është e dhënë për të gjithë, unë jam shumë e vetëdijshme për këtë”.
“Sa më shumë që e shtyni, aq më keq dhe më keq bëhet dhe unë e kisha lënë atë gjithsesi për vite më parë. Kështu që unë do të thoja që ia vlen”.
Adele dhe Simon u ndanë në 2019 pas tetë vitesh njohje së bashku.
Ata janë prindër edhe të një djali të quajtur, Angelo Adkins. /Telegrafi/